Aksident mes një veture dhe një motoçiklete në Pejë
Foto: Ilustrim

Aksident mes një veture dhe një motoçiklete në Pejë

Kronika September 03, 2023 - 08:47

Në Pejë rreth orës 11:53 ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshirë një automjet i udhëtarëve dhe një motoçiklist.

Sipas Policisë, nga ky aksident kanë pësuar lëndime të dy drejtuesit e këtyre mjeteve.

Bëhet e ditur se drejtuesi i motoçikletës nga Spitali rajonal është transferuar në QKUK-së për tretman të mëtutjeshëm. /Zëri