Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Kronika September 03, 2023 - 08:43

Dhuna në familje është një fenomen tejet i shpeshtë në vendin tonë, e që më të prekurat konsiderohen femrat.

Gjatë 24 orëshit të kaluar janë raportuar katër raste të dhunës në familje, një në Fushë-Kosovë, Ferizaj dy raste dhe një rast në Istog, raporton Zeri.info.

Në Fushë-Kosovë është arrestuar një mashkull pasi pas një mosmarrëveshje me bashkëshortën e tij e godet atë duke i shkaktuar lëndime.

“Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit kujdestar i dyshuari dërgohet në mbajtje, ndërsa viktima dërgohet në familjen e saj për strehim”, thuhet ndër tjera.

Edhe në Ferizaj, rasti është raportuar në orën 00:45, ku një burrë ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij dhe se ai është dërguar në mbajtje.

“Viktimës i ka ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet ndër tjera në raportin e Policisë.

E për dhunë në familje dhe sulm ditën e djeshme në Ferizaj rreth orës 18:00 janë arrestuar dy të dyshuar, të cilët janë përleshur fizikisht mes vete dhe njëri nga të dyshuarit ka sulmuar fizikisht nënën e tij.

“Njëri nga të dyshuarit ka pranuar tretman mjekësor. Me vendin të prokurorit dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, bëhet e ditur nga Policia.

Gjatë kohës sa ishte në ndikim të alkoolit, një mashkull nga Istogu ka fyer dhe ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

“ I dyshuari ka qenë nën ndikimin e alkoolit me 0.94 promilë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet ndër tjera. /Zëri