Vdes 33-vjeçari i cili u aksidentua sot në rrugën Skenderaj-Drenas

Vdes 33-vjeçari i cili u aksidentua sot në rrugën Skenderaj-Drenas

Kronika June 06, 2023 - 23:57

Një 33-vjeçar nuk ka arritur tu mbijetojë plagëve të marra sot nga një aksident i rëndë trafiku që ka ndodhur në rrugën Skenderaj – Drenas.

Aksidenti ka ndodhur saktësisht në fshatin Polac sot rreth orës 14:30, ku ishte përfshirë një veturë ndërsa lëndime kishin marrë shoferi dhe pasagjeri, ku për fat të keq shoferi nuk ka arritur tu mbijetojë plagëve dhe ka vdekur në QKUK sonte rreth orës 22:00, raporton Zeri.info ,

“Një aksident trafiku me pasojë fataliteti është shkaktuar sot rreth orës 14:30, në rrugën rajonale Skenderaj- Drenas përkatësisht në fshatin Polac. Në aksident është përfshirë një veturë, ku si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar shoferi dhe pasagjeri”.

“Ndërsa rreth orës 22:00, është raportuar se si pasojë e lëndimeve në QKUK ka vdekur shoferi i veturës i moshës rreth 33 vjeçare”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. /Zëri