Vdes një person në Gjakovë, dyshohet se u godit nga rrufeja
Foto: Zëri / Ilustrim

Vdes një person në Gjakovë, dyshohet se u godit nga rrufeja

Kronika June 06, 2023 - 08:52

Një person ka vdekur ditën e hënë në fshatin Rogovë të Gjakovës, ai dyshohet se është goditur nga rrufeja.

Policia njofton se rasti ka ndodhur rreth orës 21:25.

“Raportohet se në një fushë është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Dyshohet se viktima ka vdekur si pasojë e goditjes nga rrufeja”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion.