Policia Kufitare e Kosovës parandalon dy raste të kontrabandimit të mallrave në Leposaviq

Policia Kufitare e Kosovës parandalon dy raste të kontrabandimit të mallrave në Leposaviq

Kronika June 04, 2023 - 19:16

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Ndërhyrjen e Shpejtë e Policisë Kufitare të Kosovës, gjatë ditës së sotme ka arritur që të parandaloj dy raste të kontrabandës me mallra në veri të vendit.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e Policisë së Kosovës, mëngjesin e sotëm në Leposaviq janë ndaluar dy vetura në të cilat janë gjetur mish derri dhe deleje si dhe në veturën tjetër janë gjetur çokollata, të cilat në mënyrë të paligjshme shoferët kishin tentuar ti fusnin në Kosovë, shkruan Zeri.info.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës, pa ndërhyrje:

Njësia për Ndërhyrjen e Shpejtë e Policisë Kufitare të Kosovës, parandalon dy raste të kalimit të paligjshëm të kufirit shtetëror dhe kontrabandës me mallra

Njësia për Ndërhyrjen e Shpejtë e Policisë Kufitare të Kosovës është duke treguar çdo ditë se është e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e kontrabandës dhe veprave tjera penale ndërkufitare dhe për një menaxhim sa më efikas dhe efektiv të kufirit shtetëror.

Në këtë fushëveprim sot nga Policia Kufitare e Kosovës janë parandaluar dy raste të kalimit ilegal të kufirit shtetëror dhe kontrabandës me mallra:

Rasti i parë:

Sot me datën 04.06.2023, në ora 07:30, në fshatin Koshuticë të K.K. Leposaviq, Policia e Kosovës, konkretisht, Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë (NJNSH) ka ndaluar automjetin e tipit Golf me ngjyrë të bardhë, i cila sipër kishte të vendosur firmën TAXI.

Automjeti që drejtohej nga i dyshuari mashkull (1962), dyshohej se kishte lëvizur nga territori i Serbisë për të hyrë në territorin e Republikës së Kosovës duke përdorur rrugën e cila nuk është e autorizuar për kalim kufitar.

Gjatë kontrollimit të automjetit, në bagazh nën ulëset e pasme dhe nën ulësen e pasagjerit janë gjetur katër (4) paketa me mish derri dhe deleje.

Lidhur me rastin është kontaktuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që në procedurë të rregullt të iniciohet rasti për “Kontrabandim me mallera” dhe “Kalim i paautorizuar i vendkalimeve kufitare apo i vijës kufitare” ndërsa automjeti dhe malli konfiskohen dhe dërgohen në terminalin doganor për procedura të mëtejme ligjore.

Rasti i dytë:

Sot rreth orës 10:25 në fshatin Koshuticë K.K. Leposaviq, është ndaluar automjeti i tipit Mercedes, ngjyrë hiri, që drejtohej nga i dyshuari mashkull (1977), i cili dyshohet se kishte shfrytëzuar rrugën e cila nuk është e autorizuar për kalim kufitar dhe kishte hyrë nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës.

Gjatë kontrollimit të automjetit në bagazh, në ulëse të pasme dhe në ulëse tjera janë gjet (150) paketa me çokollata-Snikers.

Lidhur me rastin është kontaktuar Prokurori i Shtetit i cila ka urdheruar që të inicohet rastet në procedurë të rregullt për “Kontrabandim me mallra” dhe “Kalim i paautorizuar i vendkalimeve kufitare apo i vijës kufitare”. Automjeti dhe malli janë sekuestruar dhe dërgohen në terminalin doganor për procedura të mëtutjeshme ligjore. /Zëri