Arrestohen dy pejanë, dyshohen për vjedhje në një market [foto]

Arrestohen dy pejanë, dyshohen për vjedhje në një market [foto]

Kronika June 03, 2023 - 14:32

Policia e Kosovës në Pejë ka arrestuar dy persona pasi që të njëjtit dyshohet për vjedhje në një market.

Sipas njoftimit të Policisë bëhet e ditur se pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, raporton Zeri.info.

“Me datën 03.06.2023, Stacioni Policor në Pejë është  informuar nga një ankues se në një market në Pejë, brenda tij gjenden dy persona të dyshuar për vjedhje. Në vendngjarje, njësitë relevante të Stacionit Policor Pejë kanë dalë dhe kanë takuar  sigurimin e objektit,  i cili i ka informuar policinë se brenda marketit gjenden dy persona”.

“Menaxheri i marketit ka hapur derën e hyrjes dhe policia ka hyrë brenda ne market dhe ka arrestuar dy persona të dyshuar që  ishin maskuar: B. B.   i lindur 1997,  A. S. i lindur  2001. Të dyshuarit janë intervistuar nga hetuesit dhe ata janë recidivistë të disa veprave penale “Vjedhje e rëndë” në qytetin e Pejës. Pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48- orë”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri

Image

 

Image