Nëna nga Ferizaj raporton në polici se i janë zhdukur dy djemtë e saj
foto: Ilustrim

Nëna nga Ferizaj raporton në polici se i janë zhdukur dy djemtë e saj

Kronika June 03, 2023 - 10:27

Dy fëmijë janë raportuar të zhdukur në Policinë e Kosovës nga nëna e tyre në Ferizaj.

Sipas njoftimit të  Polcisë bëhet e ditur se, ngjarja ka ndodhur të premte rreth orës 11:00, në rrugën "Bajram e Gursel Sylejmani", në Ferizaj, raporton Zeri.info.

"Ankuesja femër kosovare ka raportuar se dy fëmijët e saj, viktimat meshkuj  kosovarë kanë dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tyre. Rasti vazhdon të hetohet", thuhet në njoftimin e Policisë, /Zëri