Nxënësi në Prizren kërcënon drejtorin e shkollës me vrasjen e nxënësve
Foto: Ilustrim

Nxënësi në Prizren kërcënon drejtorin e shkollës me vrasjen e nxënësve

Kronika June 01, 2023 - 12:03

Një rast jo i zakonshëm ka ndodhur gjatë së martës në shkollën “Luciano Motroni” në Prizren.

Drejtori i kësaj shkolle ka raportuar në polici se ka marrë mesazhe kërcënuese nga një nxënës.

Rasti u konfirmua nga Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit.

Bytyqi tha se nxënësi i ka shkruar disa mesazhe drejtorit se e ka bërë një listë të nxënësve që do t’i vras.

“I mituri ka kanosur nëpërmjet WhatsApp. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit janë marrë me rastin”, tha Bytyqi për Klankosova.tv