
Prishtinasi rrah motrën e tij, arrestohet
Kronika
May 28, 2023 - 11:53
Policia ka arrestuar të shtunën një person për dhunë në familje.
Viktima femër ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj.
“Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri