Gjendet e vdekur një grua në Sopot të Gjakovës

Gjendet e vdekur një grua në Sopot të Gjakovës

Kronika May 27, 2023 - 12:09

Një grua është gjetur e vdekur sot nga familjarët e saj në fshatin Sopot të Gjakovës.

Policia ka konfirmuar rastin, ndërsa ka nisur hetimet për rastin, duke konfirmuar se viktima është një 51 vjeçare, transmeton Zeri.info

“Sot kemi pranuar informatë se në fshatin Sopot-Gjakovë, familjarët kanë gjetur viktimën pa shenja jete. Njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësorë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës femër e lindur në vitin 1972. Në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke u ndërmarrë të gjitha veprime e nevojshme hetimore. Është iniciuar rast “Hetim i vdekjes” dhe trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, ka konfirmuar Policia në Gjakovë. /Zëri