Vritet me thikë 56-vjeçarja shqiptare në Itali, arrestohet bashkëshorti i saj

Vritet me thikë 56-vjeçarja shqiptare në Itali, arrestohet bashkëshorti i saj

Kronika March 31, 2023 - 08:25

Një grua shqiptare 56 vjeçe është vrarë me thikë nga bashkëshorti i saj në Itali.

Ajo punonte si shitëse në një dyqan peshku dhe sipas mediave italiane, vrasja ndodhi pasditen e 30 marsit në zonën Borgo Rivo në Terni.

Gruaja është goditur disa herë me thikë pas një konflikti në familje, ndërsa policia ka arrestuar bashkëshortin e saj, po nga Shqipëria.

62-vjeçari me banim të ligjshëm në Italia, aktualisht pa punë, u dërgua në komisariat, ndërsa vijojnë hetimet në lidhje me ngjarjen.

Sipas hetuesve italianë, sherri mes tyre kishte nisur për shkaqe xhelozie. /express