I riu nga Kosova vdes duke e shpëtuar një fëmijë në Amerikë

I riu nga Kosova vdes duke e shpëtuar një fëmijë në Amerikë

Kronika March 27, 2023 - 13:57

I riu nga Drenasi, Adem Qorri, i cili jetonte me familje në Florida të SHBA-së, ka humbur jetën dje teksa po e shpëtonte një fëmijë.

Lajmi është bërë i ditur përmes familjarëve të tij, të cilët kanë postuar në rrjete sociale.

“Me pikëllim të madh morëm lajmin për vdekjen tënde në Amerikën e largët! Me vdekë duke shpëtu jetë është vdekje fisnike! Do të mbetesh i pavdekshëm! Për herë në zemrat tona, Adem Halim Qorri”, shkroi një familjar i Adem Qorrit.