Sulmi drejt Top Channel-it: Zbardhen lëvizjet e katër autorëve, rrëfehet dëshmitari

Sulmi drejt Top Channel-it: Zbardhen lëvizjet e katër autorëve, rrëfehet dëshmitari

Kronika March 27, 2023 - 11:39

60-vjeçari Pal Kola, me detyrë punonjës sigurie, ka humbur jetën nga sulmi me armë pak pas mesnatës të së dielës në zyrat e Top Media Group, ku po punonte.

Dyshohet të kenë qenë katër autorë. Ata kanë përdorur një automjet tip “Range Rover” të vjedhur që u dogj në Kavajë pas ngjarjes. Gjithashtu raportohet se një roje në zonën ku është djegur automjeti ka parë 4 persona që largoheshin vetë 23 sekonda pas vënies së zjarrit, makinës dhe dyshohet të jenë larguar me dy makina të ndryshme, përkatësisht një BMW e zezë dhe një Audi gri.

Sipas “News 24”, dy kamera sigurie kanë filmuar qartësisht të gjithë momentin e atentatit. Bëhet fjalë për një kamerë të subjektit Top Channel dhe një kamerë tjetër vetëm pak metra më tej.