Kush ishte Pal Kola, 60-vjeçari që punonte roje natën për bukën e gojës [video]

Kush ishte Pal Kola, 60-vjeçari që punonte roje natën për bukën e gojës [video]

Kronika March 27, 2023 - 11:02

Plumbat e kallashnikovit në drejtim të godinës së Top Channel-it vranë Pal Kolën, 60-vjeçarin, i cili banonte në një shtëpi të vogël në Sharrë, në kushte aspak të mira. Fati nuk u tregua i drejtë me Kolën, i cili për të shkuar në punën e tij ku punonte si roje, i duhej që çdo ditë të bënte në këmbë kilometra të tërë, pasi banesën e kishte larg nga rruga kryesore.

Report Tv ka shkuar pranë banesës së Pal Kolës, për të mësuar më shumë nga familjarët e tij, për cilët dhimbja është shumë e madhe por edhe e freskët. Për këtë arsye nuk u prononcuan.

Por burimet bëjnë me dije se i ndjeri kishte nisur pune prej 6-muajsh në Top Channel, çdo natë ai shkonte në punë, madje edhe për festat. Ai ishte çdo ditë në sfidë për të siguruar bukën e gojës për dy vajzat dhe djalin e tij. Ky i fundit punon në Itali. Viktima ishte njeri shumë i qetë dhe nuk krijonte konflikte. Djali i jeton në Itali, ku kishte ikur për të punuar dhe për të siguruar një jetë më të mirë. Të tre fëmijët të pamartuar. Njëra nga vajzat e divorcuar dhe ka një djalë. Tani jeton te familja e vet. Me origjinë nga Puka dhe jeton në Sharrë mbi 25 vjet.

Ende nuk dihet me çfarë motivi autorët qëlluan pa mëshirë me kallashnikov, duke e lënë të vdekur në vend punonjësin e sigurisë.