Aksident në Prishtinë, lëndohet një person [foto]

Aksident në Prishtinë, lëndohet një person [foto]

Kronika March 26, 2023 - 14:26

Mesditën e së dielës ka ndodhur një aksident  në Veternik të Prishtinës.

Zëri ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes ku shihet prania e zyrtarëve policorë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se në këtë aksident është lënduar një person dhe se është duke marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, shtoi ajo. /Zëri

Image
Image