Zjarr në orët e mbrëmjes në Institutin e Mjekësisë Ligjore

Zjarr në orët e mbrëmjes në Institutin e Mjekësisë Ligjore

Kronika March 25, 2023 - 22:53

Ministria e Drejtësisë përmes njoftimit në faqen e saj Facebook ka bërë të ditur se në orët e mbrëmjes, në ndërtesën e Institutit të Mjekësisë Ligjore, ka shpërthyer një zjarr.

Sipas njoftimit të MD-së, bëhet e ditur se i menjëhershëm ka qenë intervenimi i zjarrfikësvem raporton Zeri.info.

Njoftimi i plotë:

Në orët e mbrëmjes, jemi njoftuar që në ndërtesën e Institutit të Mjeksësisë Ligjore, ka shpërthyer një zjarr. Të menjëhershme kanë qenë intervenimet e zjarrëfikësve. Policia është në vendin e ngjarjes po ashtu edhe zv. Ministri, Blerim Sallahu.

Sipas informacioneve qe kemi aktualisht nga vendi i ngjarjes, nuk ka dëme që janë shkaktuar nga zjarri. Personat përgjegjës tashmë po merren me shkaqet e shpërthimit të zjarrit.