Në pranga prishtinasi që e bëri për spital një person
Kronika
March 24, 2023 - 09:23
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar një person tjetër, duke i shkaktuar kështu edhe lëndime trupore.
Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur të enjten, rreth orës 21:20, në “Rrugën B”, në Prishtinë, raporton, Zeri.info.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar viktimën mashkull kosovar, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka marrë tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Zëri