Arrestohet postieri, largoi kundërligjshëm një zarf me fotografi të ndjeshme nga zyrat e postës

Arrestohet postieri, largoi kundërligjshëm një zarf me fotografi të ndjeshme nga zyrat e postës

Kronika March 21, 2023 - 17:54

Pas disa hetimeve Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, kanë arrestuar sot një postier nën dyshimin e veprës penale “Keqpërdorim pozitën dhe autoritetin si zyrtar i postës”, transmeton Zeri.info.

Policia dhe Prokuroria, përmes hetueseve kompetent kanë arrit të sigurojnë informata dhe prova për zyrtarin e postës (postierin) i cili gjatë orarit të punës, dyshohet se në mënyrë të kundërligjshme kishte larguar një zarf nga zyra e postës. Bazuar në informatat e pranuara dyshohet se në zarf kanë qenë disa fotografi të ndjeshme.

:Mbi bazën e dyshimeve Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, ka arritur të identifikoj të dyshuarin dhe në konsultim me Kryeprokurorin e PTH në Prishtinë, i dyshuari është shoqëruar në polici për intervistë në cilësinë e të dyshuarit, përderisa në cilësinë e dëshmitarit është intervistuar edhe një person tjetër.

Mbi bazën e këtyre veprimeve është krijuar dyshimi se i dyshuari mashkull/kosovar me inicialët (M.R,) dyshohet se ka kryer veprën penale: ‘Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’, thuhet në njoftimin e Policisë.

Bëhet e ditur se në konsultim dhe koordinim me Prokurorin Kujdestar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, është lëshuar Vendim mbi ndalimin e të dyshuarit dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme. /Zëri