Arrestohet një person në Zubin Potok, iu gjetën dy armë të gjata dhe 208 fishekë
Foto: PK

Arrestohet një person në Zubin Potok, iu gjetën dy armë të gjata dhe 208 fishekë

Kronika March 20, 2023 - 18:39

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar një person në Zubin Potok për “Armëmbajtje pa leje”.

Sipas Policisë, në shtëpinë e të dyshuarit kanë gjetur dhe sekuestruar:

· Dy (2) arm të gjata, me dyqind e tetë (208) fishekë

· Dy (2) pushkë ajrore, dy (2) kuti me sfera të pushkës

· Një revole, e tipit zastava

· Dy (2) karikatorë, tetëmbëdhjetë (18) fishekë.

“Në konsultim me prokurorin kompetent është iniciuar rasti “Mbajtje në pronësi, posedim, kontroll të paautorizuar të armës” dhe i dyshuari dërgohet në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore”, thuhet në njoftim. /Zëri
 

Image

 

Image