
Arrestohet një person në Prizren për dhunim
Kronika
March 20, 2023 - 09:17
Një rast dhunimi ka ndodhur gjatë së dielës në Prizren.
Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se ka arrestuar personin e dyshuar për këtë rast.
Policia nuk është se ka dhënë detaje të tjera lidhur me këtë rast.
“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, pasi ka kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia.