
Një burrë gjendet i vdekur në shtëpinë e tij në Gjilan
Kronika
March 20, 2023 - 09:03
Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh, ka njoftuar për një rast “Vdekje e dyshimtë”, që ka ndodhur në Gjilan.
Sipas Policisë, viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.
Në vendngjarje kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Rasti është nën hetime.