
Vritet një person në Prishtinë
Kronika
March 18, 2023 - 14:50
Sot rreth orës 13:20 një person është vrarë në lagjen “Arbëria” në Prishtinë
Rasti ka ndodhur në një hotel, ndërsa dy persona të tjerë kanë mbetur të lënduar, raporton Zeri.info.
Lajmin për “Zërin” e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Bazuar në të dhënat fillestare nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person, i cili në vendngjarje ka ndërruar jetë, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Ndërsa dy persona të tjerë të lënduar(dyshohet me mjet të mprehtë) janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.
Ajo shtoi se aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje. /Zëri