
Dy vëllezër gjilanas rrahin nënën e tyre, arrestohen
Kronika
March 18, 2023 - 09:14
Policia e Kosovës në Gjilan ka arrestuar dy persona pasi që të njëjtit dyshohet se e kanë rrahur nënën e tyre.
Sipas njoftimit të Policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 18:00 në Gjilan, raporton Zeri.info.
Gjilan 17.03.2023-18:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se dy djemtë e saj të dyshuarit meshkuj kosovarë, e kanë sulmuar fizikisht dhe shkaktuar shqetësime psikologjike. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Zëri