
Arrestohet i dyshuari për dhunimin e të mitures në Viti
Policia e Kosovës në Viti ka arrestuar një të dyshuar pasi që i njëjti ka dhunuar një femër të mitur.
Sipas njoftimit të Policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur më 11-12.03.2023 rreth orës 21:30-08:00 në Viti, raporton Zeri.info.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka dhunuar viktimën femër kosovare-e mitur. Viktimës iu është bërë ekzaminimi mjekësor dhe në bazë të raporteve ekzistojnë elemente të kryerjes së veprës së dhunimit”, thuhet në njoftim.
“Po ashtu edhe familjarët e të dyshuarit kanë dorëzuar raporte mjekësor në bazë të së cilave, i dyshuari ka diagnozën prapambetje mendore e shkallës së lehtë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Zëri