Babai e raporton të zhdukur vajzën e mitur në Kaçanik
Foto: Ilustrim

Babai e raporton të zhdukur vajzën e mitur në Kaçanik

Kronika March 18, 2023 - 09:00

Nja baba ka raportuar në Polici se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe se nuk di asgjë për vendndodhjen e saj.

Sipas njoftimit të Policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 14:40 në fshatin Kaçanik i Vjetër, raporton Zeri.info.

“Fsh. Kaçanik i Vjetër, Kaçanik 17.03.2023-15:40. Një mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij e mitur – viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri