Burri nga Gjakova e rrah gruan, e bën për spital

Burri nga Gjakova e rrah gruan, e bën për spital

Kronika March 18, 2023 - 08:53

Një grua ka raportuar në Polici se është rrahur nga bashkëshorti i saj, duke i shkaktuar kështu edhe lëndime trupore.

Sipas njoftimit të Policisë bëhet e ditur se rasti në fjalë ka ndodhur më të premten rreth orës 18:40 në rrugën “ Hyrije Hana” në Gjakovë, raporton Zeri.info.

“Rr. Hyrije Hana, Gjakovë 17.03.2023-18:40. Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar e ka keqtrajtuar fizikisht. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar”, thuhet në njoftim.

Po ashtu bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. /Zëri