Tjetër kërcënim i rremë në Aeroportin “Adem Jashari”
Foto: Laura Hasani / Ilustrim

Tjetër kërcënim i rremë në Aeroportin “Adem Jashari”

Kronika February 06, 2023 - 21:57

Për herë të dytë gjatë ditës së sotme zyrtarët e Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” kanë pranuar një informatë për kërcënim me bombë.

Këtë e ka konfiruar për “Zeri.info”, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmti.

Ajo ka thënë se informata është pranuar rreth orës 19:00, por që pasi që Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën, ka dalë që edhe ky informacion të jetë i rremë.

“Pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, nuk është gjetë asgjë e dyshimtë. Rasti po trajtohet nga njësitet kompetente”, ka treguar Ahmeti.

Kujtojmë se rreth orës 16:00 Policia e Kosovës kishte pranuar edhe një alarm tjetër për bombë.

Pasi që udhëtarët dhe personeli ishin evakuar, zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara, ka njoftuar se alarmi ka rezultuar të jetë i rremë.  /Zëri