Tentuan të bëjnë gara shpejtësie në autostradën “Ibrahim Rugova”, gjobiten 21 shoferë

Tentuan të bëjnë gara shpejtësie në autostradën “Ibrahim Rugova”, gjobiten 21 shoferë

Kronika February 05, 2023 - 09:12

Policia e Kosovës ka njoftuar se me datë 28.01.2023 ka pranuar një informatë se në autostradën “Ibrahim Rugova” ishin grumbulluar disa vetura dhe planifikonin të bënin gara shpejtësie.

Me këtë rast Policia ka arritur të identifikojë disa persona të përfshirë dhe ka shqiptuar gjoba ndaj 21 shoferëve.

Bëhet e ditur se përveç kësaj një automjet është konfiskuar pasi s’ka poseduar regjistrim.

“Policia e Kosovës njofton të gjithë pjesëmarrësit në trafik e në veçanti shoferët e automjeteve të cilët bëjnë shkelje të ligjeve dhe rregullave të trafikut përfshirë edhe organizimin e garave jashtë rregullave ligjore, do të ndërmerr masa ndëshkuese sipas ligjeve në fuqi”, thuhet në njoftim. /Zëri