
Rrahu gruan e dy fëmijët dhe i bëri për spital, arrestohet një burrë në Istog
Kronika
February 04, 2023 - 10:09
Policia e Kosovës në Istog kanë arrestuar një person pasi që i njëjti pas një mosmarrveshje ka sulmuar fizikisht gruan dhe dy fëmijë e tij
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës thuhet se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 00:28 në Istog, raporton Zeri.info.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht tre viktimat, bashkëshorten dhe dy fëmijët. Si pasojë viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Po ashtu bëhet e ditur se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Zëri