
Polica konfiskon marihuanë në veturën e prishtinasit
Kronika
February 03, 2023 - 10:27
Të enjten pas mesnate Policia në Prishtinë ka ndaluar ngasësin e veturës, ku gjatë kontrollit në veturën e tij ka sekuestruar marihuanë.
Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur të enjten, rreth orës 01:15, në Prishtinë, raporton Zeri.info.
“Njësitet policore, pasi kanë ndaluar veturën të cilën ishte duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar, gjatë kontrollit (në veturë) kanë gjetur dhe sekuestruar substancë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë, në peshë 1.3 gram”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Po ashtu në konsultim me prokurorin, i dyshuari-drejtuesi dhe një pasagjer mashkull kosovar po ashtu si i dyshuar pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt. /Zëri