
I bëri për spital dy persona, në pranga prishtinasi
Kronika
February 03, 2023 - 09:59
Një person është arrestuar nën dyshimin se pas përfshirjes në një rrahje u ka shkaktuar lëndime të rënda trupore dy personave.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të enjten, rreth orës 16:35, në Prishtinë, raporton Zeri.info.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se pas përfshirjes në një rrahje u ka shkaktuar lëndime të rënda trupore dy viktimave, meshkuj kosovarë. Viktimave u është ofruar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Zëri