Një person gjendet i vdekur në shtëpinë e tij në Prishtinë
Foto: Laura Hasani

Një person gjendet i vdekur në shtëpinë e tij në Prishtinë

Kronika February 03, 2023 - 09:26

Policia e Kosovës njofton se një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të enjten, rreth orës 17:35, në Prishtinë, raporton Zeri.info.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se ka rreth një javë që nuk ka kontaktuar me viktimën mashkull kosovar, i cili jetonte vetëm në shtëpi. Është hapur dera e shtëpisë së tij dhe është hasur viktima i shtrirë në tokë, nga stafi mjekësor i Emergjencës është konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri