Arrestohet 42-vjeçari, po kërkohej me urdhëresë për lëndim të lehtë trupor
Foto: Laura Hasani

Arrestohet 42-vjeçari, po kërkohej me urdhëresë për lëndim të lehtë trupor

Kronika February 02, 2023 - 16:47

Policia e Kosovës ka arrestuar 42-vjeçarin B.A i cili po kërkohej me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, pasi ishte i dënuar me dy vite burgim për kryerjen e veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Sipas njoftimit të Policisë, thuhet se arrestimi i të dyshuarit u bë të enjten nga policia e stacionit policor të Podujevës, raporton Zeri.info.

“Në kontekstin e kësaj në një operacion të befasishëm që policia stacionit policor të Podujevës ndërmori sot në rrugën “Ilir Konushevci” në Podujevë, arriti të arrestoj personin e kërkuar, i cili deri më sot ishte në arrati; B. A, mashkull, 42 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu sipas njoftimit thuhet se Gjykata Themelore në Prishtinë kishte nxjerrë urdhëresë për kapjen e të dyshuarit, pasi që i njëjti ishte dënuar me dy vite burgim, për veprën penale ” Lëndim i lehtë trupor”.

“ I njëjti pas arrestimit nga ana e policisë është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet nw njoftimin e Polcis. /Zëri