Shpallen në kërkim nga Policia dy të rinj nga Drenasi

Shpallen në kërkim nga Policia dy të rinj nga Drenasi

Kronika February 02, 2023 - 15:57

Policia e Kosovës, mbështetur në urdhëresën e nxjerrë nga Prokuroria Themelore – Departamenti i Përgjithshëm, ka publikuar fotografitë e të dyshuarve të shpallur në kërkim.

Burim Strumcaku dhe Valon Morina nga komuna e Drenasit, po kërkohen për veprat penale“Privim i kundërligjshëm i Lirisë”, “Lëndim i lehtë truporë” si dhe,“Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”, transmeton Zeri.info.

Policia ka kërkuar ndihmë të qytetarëve që me informacionet e tyre të ndihmojnë lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarve të shpallur në kërkim.

“Ne vlerësojmë lartë bashkëpunimin me komunitetin për një shoqëri pa krim, andaj presim që informacionet tuaja t’i kontribuojnë arrestimit sa më të shpejtë të tyre”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri