Avokati shqiptar ther me thikë një person në Austri
Foto:AP

Avokati shqiptar ther me thikë një person në Austri

Kronika February 02, 2023 - 13:53

Raportohet një ngjarje e rëndë të ketë ndodhur brenda një apartamenti në Vjenë të Austrisë, ku një 30-vjeçar shqiptar ka goditur me thikë pas shpine një tjetër bashkëmoshatar të tij, përcjell albinfo.at.

Thuhet se 30-vjeçari i plagosur mori ndihmë urgjente mjekësore nga shërbimi profesional i shpëtimit në Vjenë dhe për rrjedhojë aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Referuar mediave austriake, 30-vjeçari shqiptar ushtron profesionin e avokatit në Shqipëri. Në banesën ku u gjet i plagosur 30-vjeçari u gjet edhe thika që shqiptari përdori për ta sulmuar.

Organet e drejtësisë thonë se për pasojë ky i fundit u arrestua përkohësisht dhe u dërgua në burg me urdhër të Prokurorisë Publike të Vjenës. Ende nuk janë zbardhur detaje rreth identitetit të tij, por pritet që të merret në pyetje gjatë ditës së sotme për ngjarjen e rëndë.