
Përleshje në Pejë, tre të arrestuar
Të martën rreth orës 18:15, në rrugën “Papa Klementi” në Pejë, ka ndodhur një incident, ku janë përfshirë disa persona.
Policët menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, aty kanë takuar personat e përfshirë në rrahje, deri tek incidenti sipas Policisë është ardhur pasi peronat e dyshuar kanë shkëmbyer SMS në mes vete, të cilët kanë kanosur njëri-tjetrin.
“Njëri nga të dyshuarit, pasi kishte lëndime trupore, menjëherë është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, për tretman mjekësor dhe më pas është sjellë në Stacionin Policor në Pejë për intervistim”.
“Dy (2) të dyshuarit e tjerë janë arrestuar dhe janë intervistuar nga hetuesit e Stacionit Policor në Pejë dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit të Shtetit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa i dyshuari i tretë është liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia. /Zëri