Borxhi, shkak i një tentim vrasjeje në Klinë

Borxhi, shkak i një tentim vrasjeje në Klinë

Kronika January 31, 2023 - 08:21

Një rast i tentim vrasjes ka ndodhur të hënën në fshatin Leskoc të Klinës.

Policët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe aty kanë takuar viktimën, i cili ka deklaruar se i dyshuari i kishte shkuar te shtëpia viktimës dhe ia kishte kërkuar një borxh prej 1000 eurove, të cilat ia kishte djali i viktimës pas blerjes se një automjeti nga i dyshuari, viktima ka deklaruar se nuk ka para për ta paguar borxhin.

Sipas Policisë, pas këtij deklarimi, i dyshuari e kishte kanosur viktimën me fjalët: “nga 1 shkurti mbyllu ne shtëpi se do te vras ty ose djalin”, në atë moment i dyshuari ka gjuajtur me armë në drejtim të viktimës nga largësia prej 40-50 metrave.

“Në vendngjarje janë gjetur dhe konfiskuar: një (1) armë automatike ‘AK 47’, trembëdhjetë (13) gëzhoja kal. 7. 62 mm, pesë (5) fishekë 6.35 mm.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të Shtetit, është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri