Arrestohet një person në Prishtinë, i sekuestrohet edhe arma
Foto: Ilustrim

Arrestohet një person në Prishtinë, i sekuestrohet edhe arma

Kronika January 29, 2023 - 19:35

Mbrëmë nga njësiti i hetimeve të përgjithshme në Prishtinë, është shoqëruar në stacion një person dhe është sekuestruar një armë zjarri.

Sipas Policisë, personi i dyshuar po kërkohej nga policia, që nga data 11.01.2023, për veprat shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm, përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedimi.

“Ndaj tij janë kryer procedurat e nevojshme policore në koordinim me prokurorin e shtetit.

Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, konform kompetencave dhe autorizimeve ligjore është e përkushtuar në ruajtjen e sigurisë, rendit dhe qetësisë publike”, thuhet në komunikatë.