I dyshuari për plagosjen e dy grave në Fushë-Kosovë kishte shtënë në drejtim të Policisë

I dyshuari për plagosjen e dy grave në Fushë-Kosovë kishte shtënë në drejtim të Policisë

Kronika January 28, 2023 - 19:38

Mëngjesin e sotëm në Fushë-Kosovë një person ka plagosur me armë zjarri dy gra.

Zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë për Zeri.info se i dyshuari është lokalizuar dhe se në përpjekje për t’iu shmangur arrestit policor ka shtënë me armë zjarri në drejtim të Policisë.

“Ndërkaq që sulmi ndaj Policisë është neutralizuar i dyshuari në përpjekje e sipër për t'iu shmangur arrestit policor, në rrethana që aktualisht po trajtohen ka marrë plagë nga shkrepja e armës së zjarrit”, është shprehur Borovci për Zeri.info.

Ai ndër të tjera ka thënë se po vazhdon ndërmarrja e veprimeve hetimore, kurse i dyshuari ka vdekur në QKUK sot rreth orës 18:45. /Zëri