
Arrestohet gjakovari për armëmbajtje pa leje
Policia e Kosovës në Gjakovë gjatë ditës së sotme ka kryer një kontroll në vendbanimin e të dyshuarit, ku gjatë kontrollit ka gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjysmë automatike.
Sipas njoftimit të Policisë thuhet se, ngjarja ka ndodhur sot në fshatin Firajë-Gjakovëm, raporton Zeri.info.
“Në cilësinë e të dyshuarit është intervistuar personi R. K. i lindur në vitin 1993, shtetas i Republikës së Kosovës mbi dyshimin për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës. Pas intervistimit me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Po ashtu bëhet e ditur se ndaj tij është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. /Zëri