Grupi i drogës në Itali, mes të arrestuarve edhe katër vëllezër shqiptarë

Grupi i drogës në Itali, mes të arrestuarve edhe katër vëllezër shqiptarë

Kronika January 28, 2023 - 13:50

Katër vëllezër shqiptarë janë në mesin e të arrestuarve në kuadër të operacionit antidrogë që u finalizua mes drejtësisë shqiptare me Antimafian Italiane.

Katër vëllezërit bashkë më pjesë tjerë të arrestuarve akuzohen për përfshirje në një organizatë ndërkombëtare të trafikut të drogës. Ata jetonin në Palazzolo.

Nga hetimi i nisur që në vitin 2017 mes autoriteteve italiane dhe shqiptare për çmontimin e bandës italo-shqiptare, u sekuestruan 5 milionë euro. Veprimtaria kriminale e këtij grupi kriminal ishte e përqendruar kryesisht në Durrës sa i përket Shqipërisë. Janë ekzekutuar në total që prej fillimit të hetimeve në total 119 masa të parandalimit personal, duke përfshirë arrestimet në flagrancë, arrestimet me vonesë dhe urdhrat e paraburgimit. /express