
Plagosen me armë zjarri nënë e bijë në Fushë-Kosovë, identifikohet i dyshuari
Dy femra nënë e bijë janë plagosur sot në Fushë-Kosovë, të cilat më pas janë dërguar për trajtim mjekësor.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës ka thënë se rasti në fjalë ka ndodhur sot rreth orës 11:45 në Fushë-Kosovë, raporton Zeri.info.
"Policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Besa Besë” në Fushë-Kosovë. Menjëherë pas marrjes së informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen", ka thënë Ahmeti.
Tutje ajo ka shtuar se bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se nga një person i dyshuar, me armë zjarri janë plagosur dy persona (të dyja të gjinisë femërore), të cilat janë dërguar për tretman mjekësor.
"Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personit të dyshuar ( i cili është identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit” ka thënë Ahmeti. /Zëri