Dorëzohen në Polici të dyshuarat që ishin në kërkim për vjedhjen e një telefoni në Prizren

Dorëzohen në Polici të dyshuarat që ishin në kërkim për vjedhjen e një telefoni në Prizren

Kronika January 25, 2023 - 18:38

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të kërkuarat për vjedhjen e një telefoni në një qendër tregtare në Prizren, janë dorëzuar vet në stacionin policor në këtë qytet.

Në njoftimin e policisë thuhet se në fotografinë e cila është publikuar dhe është kërkuar nga qytetarët që t’iu ndihmojnë për gjetjen e të dyshuarave, njëri prej personave prezent është vetëm dëshmitar.

Të dyshuarat e kishin vjedhur më 29 dhjetor një telefon “Samsung A11” në një qendër tregtare, derisa e kishte lënë një qytetar, i cili ishte duke bërë pagesën për një blerje.

Të dyshuarat akuzohen për veprën penale “shpërdorim të pasurisë së huaj”.