98 persona të vdekur për 11 muaj në aksidente trafiku
Foto: Ilustrim / Zëri

98 persona të vdekur për 11 muaj në aksidente trafiku

Kronika January 01, 2023 - 18:33

98 persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve në trafik për 11 muaj në Kosovë.

Sipas raporti që Policia ka dërguar për Demokracia.com gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 87 aksidente fatale me 98 persona të vdekur.

Po ashtu, sipas statistikave në periudhën janar – nëntor janë shkaktuar 7 mijë e 45 aksidente me lëndime, ku 13 mijë e 369 persona kanë pësuar lëndime trupore.

Ndërsa, 18 mijë e 886 aksidente të shkaktuara në tërësi, 11 mijë e 754 kanë qenë vetëm me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe, Policia e Kosovës ka shqiptuar 602 mijë e 858 tiketa në trafik.

Image