Arrestohet pejani që ia kishte marrë mbi 4000 euro një femre duke e shantazhuar për tre vjet

Arrestohet pejani që ia kishte marrë mbi 4000 euro një femre duke e shantazhuar për tre vjet

Kronika December 09, 2022 - 10:32

Dje në Pejë është arrestuar një person për shantazhin që kishte bërë ndaj një femre për tre vjet rresht.

Sipas Policisë së Kosovë, është bërë kontrolli i shtëpisë së të dyshuarit nën dyshimin se në periudhën trevjeçare, duke e shantazhuar viktimën, ia ka marrë 4100 euro.

“Lidhur me rastin më 08.12.2022 është bërë kontrolli i shtëpisë së të dyshuarit dhe është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se në periudhën trevjeçare, duke e shantazhuar viktimën femër kosovare, ia ka marrë 4100 €. Me vendim të prokurorit të Shtetit, i dyshuari i parë është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri