Dhunë në familje në Malishevë, i dehuri sulmon dy femra

Dhunë në familje në Malishevë, i dehuri sulmon dy femra

Kronika December 09, 2022 - 10:29

Një rast i dhunës në familje është raportuar mbrëmë në Malishevë.

Policia ka bërë të ditur se mbrëmë rreth orës 19:50 është arrestuar një person për sulm fizik ndaj dy femrave.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari ka qenë nën ndikimin e alkoolit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht viktimat, kosovarë. I dyshuari ka qenë në ndikim të alkoolit dhe në tentim për t’i goditur viktimat dyshohet se është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime. I dyshuari dhe viktimat janë dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri