Vrau me dy plumba partneren, lihet në paraburgim 25-vjeçari shqiptar

Vrau me dy plumba partneren, lihet në paraburgim 25-vjeçari shqiptar

Kronika December 08, 2022 - 17:53

25- vjeçari shqiptar, Qamil Taja, i akuzuar se ka qëlluar dy herë në kokë dhe ka vrarë partneren e tij 19-vjeçare, pas një sherri në Pire , është lënë në paraburgim.

Jashtë gjykatës së Pireut ka mbizotëruar tension me të afërmit dhe miqtë e 19-vjeçarit, raportojnë mediat greke, ndërsa prezenca e policisë ka qenë e fortë.

Akuzat ndaj 25-vjeçarit është “Vrasje me dashje”, “Armëmbajtje pa leje dhe përdorim i armës”. Autori i vrasjes dyshohet se ishte xheloz patologjikisht për partneren e tij .

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë, mëngjesin e datës 3 dhjetor, në shtëpinë e tyre në Pire. Të dy ata kanë punuar një natë më parë deri vonë në klubet e natës në Troumba dhe Kallithea.

Me të mbërritur në shtëpi ka nisur sherri mes 25-vjeçarit dhe 19-vjeçares, të dy shqiptarë. Më pas, vrasësi i vetë-rrëfyer, i inatosur dhe nën ndikimin e drogës, konkretisht kokainës, ka nxjerrë pistoletën që ua kishte marrë një vit më parë disa rumunëve, sipas asaj që ai ka dëshmuar, ai i futi vajzës nën nofull armën dhe ka tërhequr këmbëzën, duke qëlluar dhe vrarë dy herë në kokë të renë.

Më pas, sapo ka kuptuar se çfarë kishte bërë, është dorëzuar vetë në polici. Ai u vu në pranga dhe u dërgua në komisariatin lokal.

Bëhet me dije se pas vrasjes, e llogaritur mes orës 07.00 dhe 08.30 të mëngjesit të së shtunës, 25-vjeçari është kujdesur të fshehë armën që zotëronte në frigorifer por më pas pistoleta është gjetur.