Shqiptari vret partneren e tij 19-vjeçare në Greqi
Kronika
December 03, 2022 - 17:02
Një 25-vjeçar me origjinë shqiptare ka vrarë me armë zjarri partneren e tij 19-vjeçare në Athinë të Greqisë.
Sipas të përditshmes greke “Kathimerini”, shqiptari paraditen e së shtunës është vetëdorëzuar në Polici ku ka rrëfyer krimin.
Viktima ka marrë një plagë në kokë që e ka lënë të vdekur në vend.25-vjeçari shqiptar i ka thënë Policisë se e vrau partneren pas një sherri që kishin mes vete.