Nesër varroset Sokol Halili, i dyshuari për vrasjen e Hamide Magashit

Nesër varroset Sokol Halili, i dyshuari për vrasjen e Hamide Magashit

Kronika December 03, 2022 - 16:52

Nesër në mesditë do të varroset Sokol Halili, i cili bëri dje vetëvrasje, dy ditë pasi vrau ish-gruan e tij shtatzënë, Hamide Magashi.

Në njoftimin e familjes thuhet se varrimi do të bëhet në orën 12:00 në Lagjen Pajtimi, raporton Zeri.info.

“Të nderuar familjarë dhe dashamirë ju njoftojmë se varrimi i Sokol Halil Halili, bëhet nesër më 04.12.2022, në ora 12:00, në Lagjen e Pajtimit”, thuhet në njoftimin e familjes.