Arrestohet llapjani për dhunë në familje, i sekuestrohet një “AK-47”
Foto: PK

Arrestohet llapjani për dhunë në familje, i sekuestrohet një “AK-47”

Kronika December 03, 2022 - 16:30

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar N.S., 37-vjeçar nga Podujeva, i dyshuar për dhunë në familje.

Por, pas operacionit të kryer nga Policia të njëjtit i janë seksuestruar një pushkë automatike AK-47, një pistoletë, tre karikatorë, 35 fishekë dhe një shufër metalike.

Bëhet e ditur se ndaj të dyshuarit është shqiptuar masa e paraburgimit prej 48 orësh dhe është inicuar rasti për veprat “Dhunë në familje” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”. /Zëri